“Ishim duke ecur në rrugë kur ra papritur në tokë”. E tronditur pas atentatit, kështu u shpreh gruaja e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili ndërroi jetë në spital dy orë pasi u qëllua me plumb në kurriz.
Fakti që u qëllua me silenciator, por edhe nxitimi nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka bërë që gruaja e Ujkës dhe vëllai të mos pikasin asgjë në lidhje me autorët.
“Nuk pamë asgjë” tha më tej ajo për grupin hetimor që ka nisur punën për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit. Ende nuk ka një pistë konkrete nga hetuesit. “Probleme nuk kemi pasur me askënd” u shpreh bashkëshortja e tij.
/b.h
I bie ta kete vrare ajo