Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa në shumë qytete janë regjistruar reshje të shumta shiu dhe breshëri.
Probleme janë krijuar në disa akse rrugore, përfshi edhe rrugën më të re të hapur nga Qeveria ende pa përfunduar punimet, atë të Arbrit.
Arben Ahmetaj me cilësinë e zv.Kryeministrit njofton se institucionet qendrore dhe ato lokale janë vënë në lëvizje dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës.
“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan Ahmetaj.
/b.h