Një atentat ndodhi këtë mbrëmje në Shkodër, si pasojë e të cilit u plagos ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka.
Ai u qëllua me armë zjarri me silenciator në afërsi të shtëpisë së tij. Burime për mediat bejnë me dije se ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore.
Pashko Ujka ka mbajtur edhe postin e deputetit në disa legjislacione. Në vitet 2005-2009 ai lëvizi nga Partia Aleanca Demokratike te PDK e Nard Ndokës, ku ushtroi për disa kohë funksionin e kreut të grupit parlamentar.
Në vitin 2009 ai pati disa mosmarrëveshje me Nard Ndokën dhe u shkarkua nga ky i fundit. Në vitet 2011-2015 Ujka ka qenë në krye të Komunës së Velipojës. Mësohet se atentati i sotëm ndaj tij nuk është i pari, pasi ai ka qenë në “shënjestër” edhe dy herë të tjera.
/b.h