Arjeta Çauli është 26-vjeçarja nga Durrësi, e cila u denoncua e zhdukur por u gjet në shtëpinë e të dashurit që kishte njohur në rrjete sociale. Ajo kishte shkuar si nuse dhe nuk i kishte treguar se ishte nënë e dy fëmijëve, të cilët i braktisi.
26-vjeçarja, Arjeta Çauli, e denoncuar publikisht e zhdukur nga vëllai i saj në Durrës, ka rezultuar se në fakt ishte larguar me dëshirë duke braktisur dy fëmijë të mitur.
E reja, është gjetur nga policia në fshatin Labinot Mal, ku siç ka deklaruar vetë kishte shkuar për të jetuar me të dashurin, të cilit i kishte mbajtur sekret faktin që ishte nënë e dy fëmijëve dhe divorcuar.
“Nuk i kam thënë të dashurit se isha në proces divorci dhe që isha me dy fëmijë, as familjes së tij. Ata më kishin pritur shumë mirë, do ja tregoja në një tjetër moment. Vëllai nuk kishte pse dilte në TV. Nuk kam patur marrëdhënie të mirë me të. Unë ika vetë, nuk më rrëmbyen. Do të shkoj prapë te i fejuari në Labinot Katund, e dashuroj dhe nuk dua të ndahem prej tij”, tha Arjeta, e cila u lokalizua nga policia me anë të celularit që kishte në përdorim, ndërsa një burim tha se ka qenë në spital për krizë nervore dhe i është bërë një qetësues.
Ndërkohë policia e Durrësit ka nisur ndaj saj një hetim në gjendje të lirë për braktisjen e dy fëmijëve të mitur.
/a.r