Krerët e shtetit kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë.
Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.
Në ceremoni nuk pati qoftë dhe një shtrëngim duarsh mes tyre, por vetëm vendosje të kurorave me lule në memoralin Nënë Shqipëri.
Pas përfundimit të ceremonisë ishte kreu i shtetit ai i cili u largua i pari, ndërkohë që më pas u larguan dhe Rama dhe Nikolla.
Sakaq, shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Si çdo vit në ditën e sotme mungojnë homazhet nga Partia Demokratike. Të djathtët i kryem nderimet një ditë më parë pasi njohin 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
E djathta ndjek të njëjtin model si gjatë qeverisjes së saj, kur ndryshoi datën e Çlirimit nga 29 Nëntori më 28, pasi sipas saj kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke falsifikuar historinë, që data e çlirimit të Shqipërisë të përkonte me atë të çlirimit të ish-Jugosllavisë së Titos.
g.kosovari