Është e destinuar të diskutohet intervista e dhënë nga China Suarez gazetarit Alejandro Fantino për platformën “Star +”. Përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale, aktorja argjentinase njoftoi se reportazhi do të transmetohet të hënën e 29 nëntorit, duke u siguruar që ajo të flasë “në vetën e parë” dhe “pa filtra”.
“Falë @fantinofantino, është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me ty”, – ka shkruar aktorja në rrëfimet e saj, duke falenderuar gazetarin. “Faleminderit për ju, e dashur China. Kur flet nga shpirti, njerëzit të kuptojnë dhe vlerësojnë”, – u përgjigj ai. Më pas, Fantino ka ndarë një “story” të re me një frazë befasuese, që sipas ndjekësve është sulm i qartë ndaj Mauro Icardit, me të cilin 29-vjeçarja do të kishte pasur një lidhje.
“Mendo pak o njeri. Unë mund të përdor magjinë time samurai dhe ti do të jesh vetëm një harabel i lagët”. Frazën e ka shpërndarë edhe China në “story” e saj, duke komentuar një imazh nga prapaskenat. Në pritje të transmetimit, fansat pyesin veten se çfarë tha China në të vërtetë për “Wandagate”, që shpërtheu pasi Wanda Nara mësoi për tradhtinë e burrit të saj.
Sipas revistës argjentinase “Semanario”, Suarez i raportoi Fantino: “Unë do t’u jap shpjegime vetëm fëmijëve të mi”. Me një fjalë, demonstroi kështu qëllimin që të mos thellohet mbi detajet e takimit me sulmuesin në Paris, as mbi bisedat e zhvilluar përmes Telegram-it.
/a.r