Varianti Omicron i Covid ka mbërritur zyrtarisht në Itali. I infektuari i parë është nga Campania, me banim në zonën e Casertas, i cili kishte udhëtuar kohët e fundit në Mozambik për punë.
Në kthimin në Itali, ai ka kaluar nga Lombardia dhe Lacio. Burri infektoi të pesë anëtarët e familjes së tij që jetonin së bashku, katër të rritur dhe të gjithë të vaksinuar me një dozë të dyfishtë dhe dy fëmijë.
Dhe tani thashethemet e para për kushtet e pacientit zero të Omicron në Itali po filtrohen. Sipas menaxherit të përgjithshëm të ASL në Caserta, Ferdinando Russo, situata është nën kontroll. Sipas Russo: “Pacienti zero dhe anëtarët e familjes së tij kanë një ngarkesë virale shumë të ulët, dhe këtë, po i referohem veçanërisht të rriturve”.
/b.h