Aksidenti i rëndë që u shënua në rrugën e Rinasit la pas 1 viktimë dhe tre të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në rrugën me drejtim lëvizje Aeroporti “Nënë Tereza”, për në drejtim të mbikalimit të Kasharit.
Ilir Shullazi, duke drejtuar automjetin e markës Benz autoambulancë si rezultat i parakalimit të gabuar që ka bëre është përplasur me automjetin Volksëagen me targë AB827AS, që drejtohej nga Antigon Abazi, banues ne Fushë-Krujë, i cili lëvizte në gjendje të dehur nga mbikalimi i Kasharit për në drejtim të aeroportit.
Sipas policisë nga verifikimi për alkool rezultoi në masën 0.27mg/l dhe prova dytë 0.28mg/l.
Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda ne ambulancë pacientja Anila Berdaku rreth 42 vjeçe, e cila ishte nisur nga Fushë-Kruja për në Tiranë pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Drejtuesi i ambulancës Ilir Shullazi ndodhet në gjendje jo të mirë për jetën.
Jashtë rrezikut për jetën janë infermieri i ambulancës Arjan Balluku dhe pasagjerja e ambulancës Marsida Berdaku.
Nga automjeti Volksëagen janë dëmtuar jashtë rrezikut dhe ndodhet në spitali drejtuesi i mjetit dhe ne gjendje jo të mirë pasagjeri Ymerlind Ilir Gashi, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet ne Spitalin e Traumës.
/b.h