Këto pamje nga nata e të dielës në Prishtinë nxitën reagimin e shumë personaliteteve publike.
Shumica prej tyre kritikuan udhëheqjen kryeqytetit, por edhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Anëtari i LDK-së Naser Rugova i pyeti pushtetarët nëse kanë fytyrë.
Bashkë me një video ku shihen a vetura duke u aksidentuar, për shkak të akullit, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci nga radhët e PDK-së, pyeti ku janë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu e Besa Luzha. Këtë të fundit e quajti avokate të udhëheqëseve së komunës së Prishtinës. E Xhafer Tahiri i LDK-së pas i kritikës për komunën e Prishtinës tha se nuk do t’ua bëjë hallall si po udhëheqin me kryeqytetin,njofton Klan Kosova.
Më së paku pritej reagim nga oficeri i policisë që komandon me njësite speciale, Amir Gërguri.
Kritika per Shpendin by GazetaExpress