Përfshihen në aksident disa makina në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë 3 persona janë lënduar.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë katër makina, njëra dyshohet se është e ish- kryeministrit Berisha.
Ish kreu i PD ka organizuar sot pasdite vone “Foltoren” e radhes ne Kurbin(Laç) dhe mendohet se po kthehej per ne Tirane!
Pas përfundimit të takimit ne Kurbin, përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident në afërsi të Fushë Mamurrasit.
Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit./m.j