Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gllogjan të Kosovës këtë mbrëmje. Mësohet se drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se deri tani dyshohet ne fillim për dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për mediat vendase se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.
“Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”.-tha ai.
Mesohet se ka shkuar në 3 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me armë në drejtim të autobusit në Kosovë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./m.j