Ish ministri i LSI Ylli Manjani deklaron se vazhdon ta introgoje çeshtja e “Toyota Yaris”, ku akuzat jane se u sollen ne Shqiperi permes ketij automjeti mbi 3.4 milione euro.
Manjani thote se Basha duhet te tregoje se nga e mori informacionin per ardhjen e ketyre parave, pasi nuk eshte gazetar qe duhet te mbroje burimin por politikan.
Teksa ka hyre ne “rol” ne mbrojtje te Berishes dhe Metes, Manjani kerkon nga Basha te kallzoje gjithçka para hetuesve belge qe e kane kerkuar per ta pyetur disa here.
Postimi i Manjanit:
Vijon të më intrigojë kjo çështja “Toyota Yaris”, me thënë të drejtën.
Më intrigon më shumë sesa brroçkullat e koordinuara antifoltore, që paskan këputur mbrëmë në mixhlis mediatik dy “të dashurit” e republikës së re.
Dmth, nëse në atë aferë ishte i përfshirë Taulant Balla përse drejtësia Belge nuk thërret atë por insiston të thërrasë Lulin?! E thërret pa pushim madje. Është ende i thirrur. Nuk e di a mund të shkelë dot në Belgjikë, i pashqetësuar nga policia atje…!?
Qartësisht Basha kishte dijeni që po ndodhte një vepër penale dhe, dukshëm këtë dijeni e kishte siguruar në rrugë private. Nuk ka kuptim llogjik që shërbime zyrtare të huaja të informojnë një kryetar partie në Shqipëri që ska asgjë në dorë. Shërbimet minimalisht njoftojnë një drejtor policie jo një kryetar partie.
Pra Luli kishte dijeni nga burime të tjera dhe, si person që kishte dijeni ka detyrimin ligjor të kallëzojë/dëshojë para drejtësisë.
Lulzim Basha nuk është gazetar që të përfitojnë nga ligji i mbrojtjes së burimit. Nuk është as shef agjensie sekrete, sepse po të ishte duhet futur në burg për shpërdorim detyre se foli në publik.
Ligjërisht Ai ka detyrimin të kallëzojë dhe dëshmojë për ato që di./m.j