Kryeministri Edi Rama nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV i dha përgjigje pyetjes nëse është pro apo kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama tha se nuk duhet folu për ndryshim kufijsh pasi sipas tij kjo është temë pa sens, por duhet bërë një marrëveshje mes dy vendeve për kufijtë. Rama tha se nëse ky diskutim do të bëhet duhet të bëhet si debat burrash ku duhet të marrin pjesë të gjithë.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Pro apo kundër ndryshimit të kufijve?
Rama:Kjo histori është histori më vete, se i shoh që janë të lidhura, domethënë Sorosi ndërhyri se i’u prish plani i ndryshimit të kufijve. Duhet të dalim nga kjo histori. Sorosi as ka qenë përzierë në histori kufijsh, as ai dhe as Fondacioni, fare, fare! Gjithë kjo historia e ndryshimit të kufijve, është qesharake që të thuhet se këta e ndaluan. Ky dhe ai tjetri në Presidencë. Se si e ndaluan këta dhe kur u shfaq kjo që duhej ndaluar nuk e kuptoj. Kufijtë nuk ndryshojnë dot fshehurazi dhe nuk mbaron aty ku e bisedojnë njerëzit. Nëse bien dakord dy veta që akuzohet komplet pa lidhje Hashim Thaçi me Presidentin e Serbisë, ku do ta çojnë këtë ndryshim kufijsh, në shtëpi?
Shkullaku: Kur u propozua si projekt hasi pengesë. Merkel ka ardhur në Shkup dhe ka thënë s’ka ndryshim kufijsh.
Rama: Nuk ka pasur dakordësi në tavolinë mes tyre. Nëse do kishte kjo dakordësi do dilte, do shkonte në një proces politik, referendar, do dilte. Dhe unë dua të them se unë i jam referuar Rugovës dhe Qoses që kanë thënë që nëse bëhet ky debat duhet të bëhet si debat burrash ku duhet të marrin pjesë të gjithë. Kjo është e gjitha një farsë.
Shkullaku: Vuçiç e ka thënë që është për shkëmbim territori, Thaçi tha do zgjerohemi me Luginën e Preshevës. Kur jeni pyetur ju keni thënë që momente të tilla një kombi I vijnë 1 herë në 1 mijë vjet dhe nuk duhet ta lëmë të na ikë. Merkelit ju i thatë që ajo është kancelare e gjermanëve unë e di çfarë është më e mirë për vendin tim.
Rama: Unë mendoj se kjo është çështje shumë komplekse dhe ashtu siç është zhvilluar dialogu ka shumë vështirësi dhe do të duhej të ishin trajtuar me shumë kujdes. Duhet bërë një bisedë serioze. Me Malin e Zi ne s’kemi pasur asnjë problem dhe sa vjet u deshën për të bërë një dakordësi. Nuk duhet folur për shkëmbim territoresh, por për një marrëveshje për kufirin.
g.kosovari