Kryeministri Edi Rama në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa u pyet për shkëmbimin e energjisë elektrike midis kompanive KESH-NOA deklaroi se nuk e di rastin konkret, por theksoi se gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken.
Më tej ai u shpreh se janë duke bërë një rimodelim të sistemit, pasi sipas tij OSHEE dhe KESH nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë ë si të ndara, por sipas tij duhet të bashkohen për të punuar në sinergji me njëra-tjetrën për atë që prodhojnë.
Nuk e di rastin konkret por di të them se e para procedurat e shkembimeve të energgjisë të blerjeve dhe shitjeve janë procedura që duhen analizuar se nuk mund të shihen kështu si një aferë e pistë. Kemi bërë përpjekje kemi bërë konferencë me donatorët dhe ajo që po bëjmë tani se gjeja nuk eshte kaq e thjeshtë.
Në këtë fazë po bëjmë rimodelimin sepse nuk mund të vazhdojmë më me këtë model ku OSHEE dhe KESH funksionojnë si të ndara ato duhen të jenë në sinergji me njëjra tjetrën për atë që ne prodhojmë, pavarësisht se cfarë thotë sekretariati I energjisë. Po krijojmë një sistem tjetër dhe së shpejti do jenë në funksion.