Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje”
Më datë 04.01.2016, Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda , ndaluan shtetasin në kërkim :
Aleksandër Lleshi, 26 vjeç, banues në Mirditë
Pasi me datë 08.03.2013 , ky shtetas në bashkëpunim me disa të tjerë kanë goditur me mjete të forta si thikë dhe levë 3 shtetas të tjerë duke u shkaktuar plagë të rënda.
Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin datë 05.06.2014, e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.