Mediat greke kanë zbuluar videon e fundit që Babis Anagnostopoulos i ka bërë bashkëshortes së tij që vrau, në sy të vajzës së mitur, të cilën më pas e inskenoi këtë si një grabitje me dhunë. Mësohet se video është regjistruar pak muaj para vrasjes së Caoline, dhe është xhiruar me celularin e saj.
Të hënën që vjen, në prokurori pritet që të dëshmojnë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline. Në verën e vitit 2019, pas një lidhje disa vjeçare me Babis Anagnostopoulos, Caroline Crouch vendosën asokohe që të martoheshin për të ndërtuar familjen e tyre.
Ata bënë një dasmë private larg të afërmve dhe miqve pasi udhëtuan për në Algarve, Portugali pasi Caroline kishte përgatitur një ambient romantik pranë detit. Ndonëse bënë ëndrrën e tyre realitet, historia mori fund shumë shpejt, me një nga krimet më të diskutuara në Greqi.
Çifti u bë prindër i një foshnje dhe 11 muaj më vonë, Babis kreu aktin e rëndë të vrasjes së partneres britanike. Ai është burgosur paraprakisht në burgun e famshëm grek. Mbrapa qelisë së errët ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.
37 ditë pas ngjarjes tragjike ai pranoi se ai është vrasësi, duke hedhur poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas një konflikti verbal që kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë që ai është përpjekur ta mbysë në momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë fuqisë mashkullore.
/b.h