Kongresmeni amerikan Lee Zeldin i ka dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, një letër ku i kërkon llogari për shpalljen non grata të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Zeldin shkruan në letrën drejtuar Blinken se kërkesa e tij është vijim i i asaj të 27 gushtit 2021, ku ka kërkuar të dhëna të hollësishme mbi vendimin e marrë.
Kongresmeni republikane shton më tej se edhe pse kanë kaluar pesë muaj mbi kërkesën e tij nuk ka marrë ende asnjë informacion. Ai i bën thirrje Blinkenit e stafit të tij që t’i japin rëndësinë e duhur çështjes e të përgjigjen menjëherë.
Ajo që nuk kuptohet, është fakti pse është kaq i shqetësuar kongresmeni amerikan për fatin e Sali Berishës, sa i dërgon letra sekretarit Blinken herë pas here, kur vetë ky i fundit i tha herën e parë se nëse kërkon faktet për Berishën, duhet të shkojë në Departament të Shtetit për t’u njohur nga afër.
Ndoshta kongresmeni e ka larg Departamentin e Shtetit dhe nuk shkon dot, ndaj vazhdon me letra publike, të cilat më parë botohen në Shqipëri, se sa mbërrijnë në zyrën e blinken.
Letra e plotë
Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.
Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.
Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë në mënyrë alarmuese pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.
Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.
/a.r
Ka marre cekun dhe kerkn sqarim . Shko tek DASH dhe te sqarojne
Eshte vllai ose dashnori i Kokpalarit(kokalarit)