Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka reaguar 8 ditë pas vrasjes së Mateos, pasi kur u pyet nga gazetarët disa ditë më parë, ajo u shpreh se “nuk kam kohë”. Kjo deklaratë ka shkaktuar debate në rrjetet sociale.
Për sot nga Korça, ministrja ka folur e emocionuar, duke u shprehur se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, ndersa ka shprehur ngushellimet per familjen e Meteos.
“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe mendoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.
Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet derisa të arrijmë një konsensus dhe të arrijmë që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha Muzhaqi.
Ndërkohë në lidhje me ligjin e miratuar nga parlamenti për birësimin e fëmijëve që i jep mundësi dhe komunitetit LGBT, prindërve të vetëm dhe atyre nën 35 vjeç të adoptojnë fëmijë, Muzhaqi tha se është fantastike kur mund t’i japësh një fëmije një familje dhe dashuri.
Muzhaqi u pyet gjithashtu a kanë qenë në fokus fëmijët dhe studentët në dy mandatet e mëparshme apo lindi ideja tani në mandatin e tretë, teksa tha se do të ketë fokus më të shtuar.
“Mendoj që të rinjtë kanë qenë gjithmonë në fokus, patjetër që duhet të jenë. Mendo faktin që tani ne kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë t’i japim fokus me të madh se çfarë është bërë me parë. Mendoj se pjesa e rinisë ka qenë gjithmonë pjesë e ministrive të tjera, unë kam qenë vet zv. ministre rinie në të shkuarën e nuk do të thotë se nuk ka pasur një fokus. Patjetër do jetë fokus me i shtuar”, deklaroi Muzhaqi.
Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të studentëve në takim, nëse është bojkotuar për shkak të fjalisë që ajo tha se ‘nuk kishte kohë’, Muzhaqi u shpreh se studentët mblidhen me grupe për masat e Covid.
“Patjetër është ora 16:30 dhe mund të ndodhë që jo të gjithë nxënësit të jenë prezent. Grupet e mia janë 20-35 studentë ky është rregulli që unë zbatoj. Dyshoj qe ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë me mire se gazetarët”, tha ministrja.
Mos beni femijet mish per top per te plotesuar deshirat e gabuara e te rriturve