Një sherr mes dy adoleshentësh ka ndodhur këtë pasdite në Laprakë.
Si pasojë një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ai është goditur me sende të forta nga bashkëmoshatari i tij pas një konflikti të çastit. Grupi Hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r