Presidenti Ilir Meta nga Prishtina ka deklaruar se është e pabesueshme për të që në rajonin tonë të ndodhin ndryshime kufijsh as për një fshat të vetëm.
Sipas Metës, tema të tilla hapen nga njerëz të cilët nuk duan t’i shërbejnë integrimit europian të rajonit.
Cdo hapje e temave të tilla kërkon të minojë të ardhmen europiane të rajonit tonë dhe është në interes të tjetër kujt, nuk është në interes të asnjë populli të rajonit tonë.
S’ka zgjidhje duke patur më pak serb në Kosovë apo më pak shqiptarë në Serbi, apo kudo tjetër. Zgjidhja është më shumë demokraci e të drejta të minoriteteve”.
Kreu i shtetit shqiptar ka komentuar gjithashtu situatën politike në Shqipëri dhe procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Sipas Metës, integrimi i Shqipërisë ka ngecur për shkak të problemeve të brendshme politike.
“Mali i Zi i ka celur negociatat që ne si Shqpëri akoma që në 2012 dhe të gjithë kapitujt. Serbia i ka celur në 2014. Ne akoma, ne një popull 100% pro europian.
Kur nuk ka asnjë diskutim asnjë dilemë asnjë problem serioz apo dramatik me fqinjët sic e ka pasur Maqediona e Veriut, vetëm problemet e brendshme politike dhe mungesa e vullnetit politik të klasës politke për të përmbushur reformat.
Se po të përmbushen reformat nuk mund të kishte kaq shumë koncesione sa dëgjoni ju në Shqipëri dhe do kishte konkurence një funksionim tjetër të shtetit të së drejtës, do kishte shumë më tepër investitorë të huaj por kjo cënon interesat e grupeve të caktuara. Nuk është e lehtë për të nxjerrë pretekst për të mos bërë dicka e për të fajësuar tjetrin, për fat të keq kjo ka ndodhur vitet e fundit shpesh mes maxhorancës dhe opozitës ku të dy lidershipëve duket sikur u ka interesuar ky proces, dhe ata që e kanë paguar janë qytetarët e Shqipërisë”.
Presidenti Meta i pyetur se “kur shqiptarët do të bëjnë më shumë veprimet dhe më pak foto, kur do bëhet ajo mbledhja për ti dhënë fund të gjitha mbledhjeve”, kreu i shtetit u përgjigj me një besim për të pasur zgjedhje cdo dy vite, për të pasur ” një dinamikë shpqërore e cila përcaktohet nga kontrolli i qytetarëve mbi ata që i votojnë dhe u besojnë ëndrrat e tyre”.
“Kur populli ynë këtu dhe atje ti kushtojë më shumë vëmendje përmbajtjes se sa formës sepse ajo që shohim gjithnjë e më shumë është politika e paaftë për të zgjidhur problemet kryesore përmbajtësore jo vetëm të ditës por probleme të perspektivës gjithmonë shpik shfaqje që të hutojë popullin dhe të harrojë problemet që nuk zgjidhen dhe që shtohen.
Llogaridhënia kur në një vend funksionon gjithcka ecën në rrugën e duhur, kjo funksionion kur funksionon demokracia dhe njerëzit nuk janë numra por anë zot të vendit përmes votës së lirë dhe të barabartë unë besoj që në këtë drejtim më mirë të kemi zgjedhje çdo dy vjet por të kemi demokraci më shumë dhe të kemi një dinamikë shoqërore e cila përcaktohet nga kontrolli i qytetarëve mbi ata që i votojnë dhe u besojnë ëndrrat e tyre”./m.j