Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari.
Ai kishte arritur të thyejë xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.
Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar.
Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.
“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend”, tha ai.
Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.
Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë./m.j