“Kryeministër a jeni mirë?” Gazetari i BBC-së nuk mund të mos e bënte këtë pyetje, pasi Boris Johnson sapo kishte përfunduar fjalimin më absurd të karrierës së tij: në të cilin ai lavdëroi Peppa Pig, e krahasoi veten me Moisiun, citoi Leninin dhe bëri zhurmën e një makine.
Të gjitha përballë udhëheqësve të shtangur të Konfindustrisë Britanike. Takimi do të ishte një paradhomë kushtuar mundësive të “revolucionit të ardhshëm industrial” falë energjive të rinovueshme dhe “misionit moral” të korrigjimit të pabarazive ekonomike dhe sociale.
Por shpejt Boris e humbi fillin: filloi t’i kthente letrat në duar, mërmëriti për rreth njëzet sekonda, duke vazhduar të përsëriste “më fal, më fal”, dhe pastaj u nis përsëri me… Peppa Pig.
“Dje shkova – tha ai – siç duhet të bëjmë të gjithë, në Peppa Pig’s World” një park argëtimi kushtuar derrit të famshëm të filmave vizatimorë“
“Isha pak i hutuar se çfarë do të gjeja, vazhdoi ai, por më pëlqeu absolutisht dhe bota e Peppa Pig është absolutisht vendi im. Ka rrugë të sigurta, disiplinë në shkolla… Edhe nëse bien paksa në stereotipe me Papa Pig”
Por tani të paktën ne e dimë se si Boris synon të rimodelojë Britaninë e tij. Dhe nuk mbaron këtu.
Johnson më pas kujtoi ngrohtësisht ditët kur punonte për motorët për revistën GQ dhe filloi të bënte “vroom vroom” për të imituar një makinë garash.
Më pas ai vijoi të citonte Leninin. Por krahasimi me të uk është një çështje e parëndësishme për një standard të konservatorizmit liberal.
Më pas Boris përfundoi fjalimin me një akt modestie, nëse mund të përkufizohet kështu, duke e krahasuar veten me profetin Moisi kur tha se plani i tij prej dhjetë pikash për tranzicionin ekologjik është “një Dekalog i ri që kam prodhuar kur zbrita nga mali Sinai”…
Problemi për Borisin është se konservatorët e kanë zgjedhur atë si liderin e tyre sepse ai është një kal fitues, jo sepse e duan atë veçanërisht: por nëse kali nuk fiton më, atëherë ata janë gati ta gotasin aty ku nuk e pret. Është e vërtetë, Johnson ka treguar disa herë se ai sfidon ligjet e gravitetit të politikës dhe se ai është një mace me shtatë jetë: por siç shkruante një komentator në “Times” disa ditë më parë, të gjithë e vërejmë kur një avion fillon të zbresë, me zhurmën që motorët ndryshojnë kur trupi i avionit anon poshtë; madje edhe me Borisin duket se ka filluar trajektorja që e çon drejt tokës./Si/m.j