Ka përfunduar edhe foltorja e Matit që ish-kryeministri e nisi në orën 17:30 të ditës së sotme.
Ndërsa në lajmërimin e bërë në fund, mësohet se takimi i rradhës do të mbahet në qytetin e Kurbinit në ditën e premte.
Takimi u hap me akuzat e tij ndaj kryetarit aktual, Lulzim Basha duke e konsideruar si “peng” të kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e kërcënonte me aferën e “Toyota Yaris.
Berisha akuzoi Bashën se ishte përfshirë në këtë aferë duke ndarë miliona euro me Taulant Ballën dhe shtoi se sa herë që në Shqipëri vinin hetuesit belgë, kryedemokrati fshihej sepse frikësohej nga hetimet.
/b.h