Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, konsiderohet si e arritura më e madhe në fushën e diplomacisë vendëse përgjatë vitit 2015.
Një sinjal pozitiv është lëshuar edhe për liberalizimin e vizave në rast të përmbushjes së tetë kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, diplomacia kosovare, ka pasur tri dështime të mëdha. Dështimi më i madh ka qenë mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.
Ndërsa, si çështje tjera mbesin mos njohjet nga vendet e huaja, e që për këtë vit ishin vetëm tri.
E, për nënshkrimin e MSA-së, ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se tanimë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Kosova, sipas tij, ka arritur nivel të barabartë më të gjitha shtetet e rajonit.
Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë për Tribuna Channel, se dështimi më i madh që i ka ndodhur Kosovës gjatë vitit 2015 ka qenë mos anëtarësimi në UNESCO./TribunaChannel