“Gojë, këmbë, dorë” është viroza e re ngjitëse që po qarkullon prej disa ditësh tek fëmijët.
Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Pediatrisë Berat Vladimir Kumaraku i cili tha se viroza është ngjitëse dhe me temperaturë të lartë dhe se është përhapur gjerësisht në kopshte e çerdhe.
Kumaraku ka deklaruar po ashtu se kjo sindromë paraqitet me temperaturë të lartë dhe me puçrra të shumta në këmbë,duar dhe gojë.
Sipas pediatrit Kumaraku,kjo situatë e krijuar është një situatë virale,jo për tu trembur por për tu vlerësuar
Sindroma-ka thënë ai-po përhapet gjerësisht në ambjentet e mbyllura siç janë çerdhet e kopshtet dhe duke qënë se është ngjitëse,mjeku i bën thirrje edukatoreve që nëse shohin fëmijë me shenja të tilla të mos i pranojnë brenda ambienteve, në mënyrë që të minimizohet shpërndarja e saj.
“Kjo sindromë është ngjitëse dhe po shfaqet dukshëm në kopshte e çerdhe. S’ka rrezik po ska pse shpëndahet.
Deri tani kjo sindromë nuk ka shfaqur ndonjë komplikacion tek asnjë fëmijë të prekur, qoftë në aparatin e frymëmarrjes,zemrën apo aparatin tretës.
Është situatë që përdorimi i antibiotikëve duhet të jetë minimal dhe jo maksimal. Jo agresivë në trajtimin e fëmijëve që në fillim”-u shpreh Kumaraku.
/a.r