Po zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se Mirel Mërtiri ka detyruar bankat që të mos japin informacion.
“Tre banka nuk japin informacion për llogari të Mërtirit. I ka detyruar të mos japin. Bankat e kanë detyrim ligjor dhënien e informacionit.
Ky komision ka për detyrë të bëjë një hetim të këtyre personave, me gjithë të drejtën që buron nga ligji. E vetmja gjë që po bie në sy është mbrojta që poi bëhet Mërtirit, o bëhet nga njëra palë. Po kërkojmë të zbatohet ligji. Unë nëse marr përsipër të them fjalën hajdut e kam unë përgjegjësi.
Mos u shqetëso pse po i them, unë hajdut Mërtirit. Unë nuk druhen aspak të quaj një person që zbulon me fondet hajdut. Për këtë gjë mbaj përgjegjësi personale, mos u shqetësoni ju për mua dhe pse po quhet Mirel Mërtiri hajdut në këtë komision, zonja Felaj,” tha Këlliçi.
/a.r