Në Phuket të Tajlandës, dy turiste kanë dalë nga dritaret e veturës dhe kanë vallëzuar, teksa ishin të zhveshura pjesën e sipërme.
Një shofer prapa veturës ku gjendeshin ato, e ka regjistruar ngjarjen dhe e ka plasuar në llogarinë e tij në rrjetin social.
Kjo video është parë shpejtë nga Policia, të cilët e kanë identifikuar veturën, nga targat.
Me të rënë në gjurmë të veturës, Policia ka ndaluar Adrianna Martin nga Shtetet e Bashkuara dhe Camille Prymann nga Australia.
Turistet që janë 20 dhe 25-vjeçare, janë akuzuar për nudizëm në publik dhe është dashur të paguajnë gjobë 500 baht, që është ekuivalenti i 15 eurove.
https://www.youtube.com/watch?v=WY9GuMPHwlk