Një punonjës i AKU është ndaluar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve.
Burime bëjnë me dije për noa.al se personi i arrestuar është Mirel Koçi, i cili në bashkëpunim me një kolege të tij i kanë vendosur gjobë arbitrare një biznesi.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.
Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r