Një operacion në Tiranë ka zbuluar 5 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile, duke imituar logot e firmave të mëdha duke shkelur të drejtën e pronësisë industriale. Gjithashtu dyshohet se këto magazinë bënin edhe trafikim të drogës dhe armësh. Gjatë aksionit kanë rënë në pranga 6 persona.
Dëmi i mallrave kontrabandë kap vlerën e 1 mln euro. Malli kontrabandë shpërndahet në të gjithë Ballkanin, ndërsa në Tiranë, pakot me rroba shpërndaheshin me korrier.
Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale, që prite të hapen të gjitha nga hetuesit.
Një nga akuzat e ngritur ndaj 6 të arrestuarve është edhe shkelja e shkelur të drejtën e pronësisë industriale.
Operacioni vijon ende dhe më shumë detaje pritet të bëhen publike në orët në vijim.
Çfarë mbron e drejta e pronësisë industriale? Pronësia industriale mbron të drejta e autorit, përfshijnë patentat për shpikjet dhe dizenjot industriale që përcaktojnë shfaqjen e jashtme të produktit industrial. Pronësia industriale përfshin gjithashtu markat tregtare, markat e shërbimeve, dizenjimin e jashtëm të qarqeve të integruara, emrat komercialë dhe dizenjimet dhe mbrojtjen kundër konkurrencës së pandershme.