Jo vetëm Shqipëria, por disa vende e vuajnë largimin e mjekëve. I ftuar në Radarin Informativ në ABC me Jonida Shehun, rektori i Fakultetit të Mjekësisë Arben Gjata tha se vitin e ardhshëm do të shtohen 150 kuota për studentët e mjekësisë. Kjo sipas tij do risë numrin e mjekëve dhe kësisoj nuk do të ndikojnë largimet në mungesë mjekësh.
“Sistemi shëndetësor shqiptar gjatë kësaj periudhe ka pasur një plotësim të rëndësishëm të specialisteve pasi u bënë shumë vite dhe janë formuar gjatë kësaj periudhe 1200 specialistë e cila ka çuar në plotësimin e nevojave përgjithësisht që kanë pasur spitalet rajonale bashkiake etj. Besoj që do vazhdojmë me të njëjtat ritme për nr e specializimeve. Ndërsa nga viti tjetër ne para 3 ditëve bëmë marrëveshje me ministrinë e Shëndetësisë ku ata do na vënë në dispozicion përveç spitaleve universitare të Tiranës dhe disa spitale rajonale të cilat mund të përdoren për formimin e mjekëve të ardhshëm. 150 kuota do shtohen vitin e ardhshëm, mjekë të përgjithshëm. Nga 300 e pak do kalojmë mbi 400 kuota vitin tjetër. Sa i përket universiteteve është respektuar parimi i meritokracisë”, tha ai.
Për të frenuar largimin e mjekëve, Gjata tha se duhet të ndiqen disa hapa.
“Lëvizja e mjekëve dhe lëvizja e lirë e studentëve është një problem i përgjithshëm jo vetëm në Shqipëri. Te ne ka dalë vitet e fundit, pasi para disa vitesh të punoje mjek në BE ishte një kalvar i gjatë.
Mjafton të kesh mbaruar fakultetin e të dish gjermanishten dhe të japësh provimin e licencës. Me informacionet që kemi nga pala gjermane ata kanë qenë shumë të kënaqur me mjekët tonë se dalin shumë mirë në provimin e licencës dhe dine punojnë dhe me orare të zgjatura dhe priten mirë edhe nga komuniteti. Problemi është se çfarë duhet të bëjë Shqipëria.
Është një pyetje që kërkon politika dhe strategji afatgjata. Për ta zgjidhur prandaj po rrisim rrisim numrin e kuotave që të prodhojmë më shumë mjekë. Nga ana tjetër besoj që përmirësimi i infrastrukturës mjekësore, përmirësimi i pagave, krijimi i hapësirave për mjekët e rinj që të marrin specializimin që duan, janë rrugët kryesore që të rrinë në Shqipëri. Pjesa tjetër kaq e rëndësishme është rivlerësimi i punës dhe mjekut. Nga ana sociale. Rivlerësimi i figurës së mjekut krijimi i një ambienti kryesor është rruga tjetër e rëndësishme që duhet mbajtur. Mjekët gjatë gjithë kohës jo vetëm mjekët por i gjithë personeli shëndetësor janë përballur në front line”, shtoi Gjata.
/b.h