Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për situatën e vështirë ku po kalon PD për shkak të përplasjes Basha-Berisha.
Dashnor Sula ka deklaruar me tone të forta se PD nuk vjen në pushtet nëse rikthehet kryetar Sali Berisha, që sipas tij është dorëhequr pas humbjes në vitin 2013.
Ai thtoë se i vjen keq që Berisha është shpallur non-grata, ama për Dashnor Sulën, e vetmja zgjidhje për situatën në PD është që të gjithë demokratët të shkojnë të bashkuar në Kuvendin e 18 dhjetorit.
“Nuk kam keqardhje për Bashën apo për Berishën, por për demokratët. Është për të ardhur keq të zihemi brenda në familje. I pari emër është doktor Sali Berisha, i cili mund të bente i mundur që të mos vinte në këtë pikë. Dhe i dyti është Lulzim Basha, kryetari i PD-së. Nuk dal t’i gjuaj familjes time me gurë, apo gurë. Unë mendoj dhe gjykoj se do të ishte më parimore, që ajo Foltore që pati deri diku çështje parimore për riformiomin e PD-së, u shndërrua në Linçim për të gjithë ata që nuk mendojnë si z.Berisha.
Ndodhi në datë 9 shtator 2021, kur të gjithë morën vesh vendimmarrjen e Bashës për përjashtimin e z.Berisha dhe pas pak pamë atë që ndodhi. Z.Berisha dhe mbështetësit e tij kanë të drejtën e tyre për të bërë propozime. Nuk jam kundra hapjes së demokratizimit të PD-së. Po të jetë e nevojshme, nuk jam kundra që për një periudhë 1-vjeccare, të hapej gara dhe për votëbesimin e z.Basha. Mënyra si rrodhi problemi, si u imponua nuk është morale. Berisha e nisi se nuk do ishte kryetar i PD-së.
Ai tani thotë do jem kryetar dhe kryeministër. Thotë të largojmë një humbës që është z.Basha dhe të vijë një humbës, z.Berisha. Unë nuk jam dakord me këtë. Të gjithë e dimë përse ndodhi humbja në vitin 2013. Është e pamundur të vijmë në pushtet me z.Berisha. Ndërsa z.Basha këto 2 muaj është vetëvetja. Keqardhja për shpalljen e z.Berisha non-grata. Po fusim në konflikt demokratët. Kjo i shërben vetëm Edi Ramës.
Egërsia, urrejtja, nuk është normale. Nuk kam për ta bërë kurrë një gjë të tillë. Sakrificën i pari duhet ta bënte z.Berisha. Sepse ai është arkitekti i themelimit të PD-së. Nuk më vjen keq për zotin Berisha apo për zotin Basha, por më vjen keq për demokratët“, deklaroi ai.
Dashnor Sula ka bërë një sfidë publike për Sali Berishën. Sula thotë se nëse mandati i tij apo i kolegëve e shpëtojnë Berishën apo PD-në, atëherë janë të gatshëm ta lënë mandatin. Të njëjtn gj pret dhe nga Berisha, që të bëjë të njëjtën sakrificë.
“Nuk është normale përjashtimin e atyre që shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Nëse duam ta shpëtojmë PD-në duhet që në datë 18 dhjetor të jemi të përbashkuar të gjithë. Nëse janë 4200 firma që mbështesin zoti Berisha, atëherë është shumë më e lehte që çdo tezë ta hedhim aty. Aty hapet rruga për gjithçka që kërkohet për ndryshimin e statutit deri në votëbesimin e z.Basha.
Nuk kërkohet një gjë e tillë. Kjo bëhet për të rritur sa më shumë agresivitetin dhe të mos kemi bashkim të palëve. Nëse i bën punë mandati im si deputet, shpëton PD-në, shpëton zotin Berisha jemi të gatshëm ta bëjmë këtë sakrificë. Por të njëjtën logjike duhet të ketë Berisha. Është babai i PD dhe ai është i pari që duhet të bëjë sakrificën. Me Berishën nuk vijmë në pushtet, ky është iluzion“, u shpreh ai./m.j