Ardhja e dy banorëve të rinj në “Big Brother VIP” është shoqëruar me debate të ndryshme. Një ndër to ishte edhe fama që secili prej tyre ka fituar ndër vite.
Gjatë bisedës në oborrin e shtëpisë, Antonela pyeti Einxhelin: “Çfarë fame ka Beniada? Që ka thënë ‘Dal nudo në rrugë për 100 mijë euro?!”.
Kjo deklaratë nxiti debatin mes Antonelës dhe Einxhelit, pasi kjo e fundit i tha se nuk mund të krahasonte veten e saj me Beniadën që ka një CV shumë të pasur si modele në Itali.
Ndërkohë, Beniada e ka kaluar me shaka këtë temë, duke mos iu kthyer keq ish-konkurrentes së “Për’puthen”.
Pjesë nga biseda:
Antonela: Çfarë fame ka Beniada? Që ka thënë ‘Dal nudo në rrugë për 100 mijë euro’?
Beniada: O, fol për veten tate. Shtrigë se do të t’i tërheq ato flokët.
Einxhel: Beniada ka gjithë atë CV si modele.
Antonela: Edhe unë kam punuar si modele në Itali.
Einxhel: Beniada ka bërë aq shumë punë si modele dhe ka një kurrikulum aq të pasur si modele, sa nuk mund t’i thuash ti ‘nudon e 100 mijë euroshit’. Shpirt, po shfaqesh kot si modele? Na ke gënjy? (I drejtohet Beniadës)
Beniada: Racë e dekolorume! Lëre mi të flasë!/m.j