Një 23-vjeçare u përplas nga makina, teksa kishte dalë të pinte cigare jashtë lokalit ku po martohej motra e saj.
Ky ishte fundi tragjik i 23 vjeçares hungareze Mercédesz Vivien Zakor, e cila mbërriti në Itali në Torre di Mosto (Venecia) për të marrë pjesë në dasmë.
Disa dëshmitarë e panë 23-vjeçaren duke lënë vendin e saj dhe duke ecur drejt daljes, ndërsa miqtë dhe të afërmit po festonin çiftin.
E reja kaloi portën e rezidencës bujqësore, një strukturë prestigjioze në mes të fshatit venecian rreth njëzet kilometra larg Caorle, pa e kuptuar se kishte dalë në rrugë.
Zona ishte e mbuluar me mjegull të dendur dhe dukshmëria ishte ulur në rreth dy metra.
Papritur ka mbërritur një makinë dhe ka goditur vajzën duke e hedhur në anën tjetër të rrugës, ndërsa një makinë e dytë e ka goditur sërish 23 vjeçaren duke shënuar kështu dhe fundin e saj tragjik.
Karabinierët e Portogruaros kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë tentuar ndër të tjera të rindërtojnë dinamikën e aksidentit.
/a.r