“Vëllai i Madh” i vendosi mbrëmjen e djeshme banorët përballë një tjetër loje. Të ndarë në çifte ata do duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht.
Ilirit dhe Meridianit i është dashur të debatojnë për vaksinimin e detyrueshëm. Ata cekën argumenta të shumtë duke nisur që nga efikasiteti, besueshmëria.
Në mes të këtij debati, ishte Meridiani ai i cili zgjodhi të tërhiqej për shkak të frikës se do të jepte mesazhe të gabuara në publik.
Ai gjithashtu rrëfeu për banorët emocionalitetin që përmban kjo temë.
” Unë dua ta ndërpres sepse nuk dua të jap mesazhe të gabuara. I bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen, është e vetmja mënyrë shpëtimi. Unë kam humbur babain nga kjo gjë. Mos dëgjoni idjotët që thonë teorira nëpër televizion”,-tha ai i prekur.
g.kosovari