Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku një 53 vjeçar me iniciale P.G. është gjetur i pajetë në trotuar.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.
Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari