Faqet e internetit për njohjen me partnerë të mundshëm si Plenty of Fish dhe Match.com, kanë vënë re një numër të madh të përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale ditën e parë pas pushimeve të festave.
Me të kaluar festat e fundvitit, beqarët navigojnë në internet, për të gjetur një të dashur, për një lidhje të mundshme.
Ueb-faqja për gjetjen e të dashurve, Match.com, ka zbuluar se 4 janari, është aq e frekuentuar me beqar, sa që mund të krahasohet me “të premten e zezë”.
Kjo vjen pas një periudhe pushimi dhe dëshirës për të qenë në një lidhje, pikërisht në ditën kur i kthehen punës, transmeton Telegrafi.
Mungesa e të dashurit/ës gjatë festave, kur të gjithë kanë afër dikë, bën që të gjithë të kërkojnë që tani, në mënyrë që në festën që vjen në fund të vitit, mos të jetë vetëm.
Match.com pret që 75 për qind më shumë beqar, do të hynë këtë vit, që të kërkojnë “pjesën që ju mungon”.
Edhe faqja tjetër e internetit Plenty of Fish, është një shërbim për takime online falas ku marrin pjesë aktivisht çdo ditë 3 milion njerëz. Ekspertët presin që numri i përdoruesve në këtë ditë, të rritet me 24%.
Shannon Smith menaxherja e komunikimit dhe marrëdhënies me publikun në Plenty of Fish tha se ky vit do jetë shpresëdhënës për beqarët. Përdoruesit që e përdorin gjatë javës dy herë më shpejt se në kushte të tjera.
Jo vetëm këto të dyja, por shumë faqe të tjera gjithashtu numërojnë një numër më të lartë të përdorimit në këtë ditë edhe në vitet e mëparshme.