Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Raportohet se i arrestuari është J.D, 43-vjeç dhe është arrestuar nga policia e Kamzës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
/b.h