Moderatorja Xhensila Pere ka bërë një deklaratë të fortë për meshkujt shqiptarë. Gjatë një interviste për “Glamour Zone”, modelja tregoi arsyet pse lidhjet e saj nuk janë afatgjata.
Sipas ish-banores së “Big Brother”, meshkujt në vendin tonë “dëgjojnë shumë familjen dhe nuk kanë këllqe që të ecin me këmbët e tyre”. E pyetur pse përfundoi lidhja e saj e fundit, Xhensila tha:
“Le të themi që aq ishte. Të gjitha lidhjet e mia janë shumë të gjata. Jam një person që kur vendos të lidhem me dikë, e shoh gjithë jetën me atë person në krah me të mirat dhe të metat që mund të ketë. Por ja që ka dhe një fund. Kur ka jeta, imagjino një lidhje”.
Arsyeja më idiote që besoj se e ka shumica e meshkujve është çështja e mentalitetit. ‘Të dua, s’kam jetë pa ty, por nuk mundem nga ato që dëgjoj, sepse askush nuk do të të shohë të lumtur, me një partnere të arrirë në krah dhe të shohin më tepër si një kërcënim sesa si një çift që duhen në fund të ditës.
Kanë qenë paragjykimet e njerëzve që ‘Ça do ti me atë?’. Gjëja më e ulët që bëjnë shumica e meshkujve shqiptarë është që dëgjojnë shumë familjen dhe nuk kanë këllqe që të ecin me këmbët e tyre dhe të marrin vendimet e tyre, pavarësisht se sa e duan personin”
Pere tha se është beqare dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.
“Njerëzit duhet të kuptojnë që gjërat i marr atëherë kur i dua. Thjesht nuk e dua martesën në këto momente. Martesën e mendoj, por është pak larg për momentin. Kur të jem në kërkim të një martesë, të një fëmije, do ta kem, sepse do jap 100 për qindshin tim edhe s’ka shpëtim”,- u shpreh zeshkanja seksi.
/b.h