Familjarët e Mateos që u vra në Fier nga Klodian Çalamani janë acaruar para burgut ku ndodhet i izoluar autori, ku kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës, pasi ata nuk i lejonin të hynin brenda.
Nëna e 8-vjeçari madje ka marrë radion e policisë që komunikon duke ia hedhur në tokë.
Madje një grua, pasi qëllon me gurë nga kangjellat ku qëndron edhe kordoni i policisë, tenton që të hyjë brenda duke u ngjitur nga rrethimi.
Por pavarësisht tentativës së saj, ajo nuk është lejuar nga policët. Këta të fundit kanë kërkuar që familjarët të tërhiqen. Familjarët e viktimës bënë thirrje që autori që qëndron në izolim, Klodian Çalamani të nxirret jashtë dhe të japë arsyen se pse e vrau 8-vjeçarin.
Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.