Klodian Çalamani, mostra që vrau vogëlushin 8-vjeçar në Fier ndodhet ne burgun e Vlorës. Sipas gazetarit Erik Mehmeti, gjendja e Çalamanit paraqitet e qetë.
Aktualisht 38-vjeçari mbahet në izolim në ambientet e këtij burgu, për të shmangur çdo situatë të mundshme me të burgosur të tjerë. Gazetari Mehmeti tha se 38-vjeçarin nuk e ka vizituar askush nga familjarët e tij në burg, ndërsa asnjë prej të burgosurve nuk i ka ofruar veshje, duke mbajtur po të njëjtat rroba që ka pasur që prej ditës që u arrestua.
Kujtojmë se Çalamani nuk ka as përfaqësues ligjor, pasi edhe avokati i caktuar nga shteti nuk ka pranuar që të përfaqësonte këtë çështje. Vrasja e Mateos ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që familja e tij po bën një peticion ku kërkon dënimit me vdekje të autorit.
/b.h