Ishin 20 familje të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2 viteve më parë, qe morën çelësat e shtëpive të reja. Bëhet fjalë për bllokun e parë të banesave të dorëzuara këtë të shtunë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veiaj.
Në një ceremoni që nisi me muzikë e valleve, vijoi me fjalën e pjesëmarrësve dhe u pasua edhe me fishekzjarre, për t’u përmbyllur me hapjen e dyerve të shtëpive. Një e nga një, familjet u futën në banesat e tyre të reja, të cilat janë të kompletuara me gjithçka të nevojshme.
Falenderimet nuk munguan, por as batutat…
Kryeministri: Merre çelësin nona, ta gëzoni!
Qytetarja: Faleminderit rrofshi, ju rujt Zoti të gjithëve ishalla!
Nga emocionet pati edhe momente të “sikletshme”, si rasti i nënës që i erdhi në ndihmë kryebashkiaku Veliaj për të hapur derën.
Batutat nuk munguan nga kryeministri, kur ky çift bashkëshortësh po futej në shtëpi…
Kryeministri: Hajde se nuk e besuat. Leja gruas njëherë përpara se ju demokratët e keni të keqe këtë punë… Ju njof me sy kur jeni (demokratë)..