Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot buxhetin për sekyroin e peshkimit. Kreu i qeverisë tha se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë.
Kryeministri zbuloi se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë vijnë nga Turqia dhe Egjipti.
“Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu,” u shpreh kryeministri.
Rama tha gjatë prezantimit me peshkatarët se para disa vitesh peshkimi ishte në luftë për mbijetese e sot është rritur eksporti me 239%.
‘Peshkimi është një nga sektorët që ka shumë për të bërë. Kur ne kemi ardhur këtu në një prej takimeve që kemi bërë, kur marrëdhënia e qeverisë. Shqetësimi ishte mbijetesa luftë për mbjetesë në një det të hapur. Ka pasur vetëm dy destinacione vetëm për eksport. Itali dhe Greqi asnjë vend tjetër. Sot Itali ,Greqi, Spanjë Suedi, Norvegji, Danimarkë., Gjermani, Holandë, Hong-Kong dhe padiskutim edhe vendet e rajonit. Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinent. Në gjitha vendet nordike ju jeni prezent. Sot ne presim që të mbyllet viti me 32 plus subjekte të lincesuara. Kemi 720 subjekte të formalizuara. Kemi rritur eksportin me 239%..’– tha Rama.
g.kosovari