Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët akuzohen për kryerjen e rreth 30 grabitjeve të ndryshme.
Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit “Hora Prima”, ndërsa vjedhjet ishin kryer gjatë muajve të fundit.
Zonat ku të arrestuarit kishin shtrirë aktivitetin e tyre kriminal ishin Padova, Venecia dhe Treviso.
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për shqiptarët e vënë në pranga, ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë me dije për mediat. SOT