“Kokë më kokë” është përplasur patrulla e efektivit të policisë rrugore Selami Lusha me Benz-in e drejtuar nga Zenel Murra në Rrugën e Arbrit, ne momentin kur makinat janë aksidentuar në Gjoricë të Bulqizës.
Nga sa shihet në video të dyja makinat ishin në drejtime të kundërta. Faji është i Benzit i cili ishte duke lëvizur në korsinë e gabuar. Të dy makinat që ishin në drejtime të kundërta por në krosi të njëjtë, kur janë afruar, për të shmangur përplasjen kokë më kokë, kanë tentuar të devijojnë. Devijimi i të dyja makinave në të njëjtën kohë ka bërë që të mos shmanget përplasja.
Si pasojë e goditjes është lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Të dy fillimisht janë transportuar në spitalin Rajonal të Peshkopisë për ndihmën mjekësore, por gjendja e efektivit ka qenë e rëndë. Ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Aksidentet rrugore janë kthyer në një problematikë për shoqërinë duke shkaktuar dhjetëra të vdekur çdo muaj në Shqipëri. Sipas të dhënave nga INSTAT, përgjatë periudhës janar-tetor 2021, humbën jetën në aksidente rrugore 165 shqiptarë. Ky tregues është përkeqësuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku në rrugët e Shqipërisë vdiqen 153 persona./m.j