Sfida live mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës tregoi qartë mbështetjen që kanë këta të dy në bazën demokrate. Këtë ka konstatuar deputeti i PD Edmond Spaho, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Luli është i vetëm në zyrë dhe po e mban me gajret Gazi i botës.
Spaho i ka kërkuar Bashës që të bëhet një herë të vetmen burrë dhe të largohet nga drejtimi i PD sepse ka humbur mbështetjen e bazës.
“Ja ndryshimi i madh!
Luli i vetmuar ne zyre dhe qe e mban me gajret Gazi i botes.
Ne krahun tjeter anetaret, simpatizantet dhe qytetaret shqiptare qe jane zjarri i Foltores.
Behu nje here te vetme burre dhe jep doreheqje, ke humbur mbeshtetjen, nuk e mban dot karriken”, shkruan Spaho./m.j