Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.
Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Rama ka shprehur mirënjohjen Austrisë, si mbështetëse e palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
/b.h