Duke u nisur nga situata vështirë në të cilën ndodhet Partia Demokratike, deputeti i PD, Edi Paloka ka treguar zgjidhjen. Sipas tij, në PD janë krijuar dy palë të cilat me luftën mes tyre, sa më shume zgjatet , aq më shumë e dëmtojnë PD.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka thekson se e vetmja zgjidhje është vota. Ai thekson se duhet të votohen nga gjithë anëtarësia Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Postimi I plotë:
Sot eshte me se e qarte se ne PD jane krijuar dy pale te cilat me luften mes tyre, sa me shume zgjatet , aq me shume e demtojne PD! Kush ben sikur nuk e sheh kete realitet, fsheh koken si struci me absurdin se “ cfare nuk e shoh une, nuk eshte duke ndodhur” nderkohe qe demokratet po hane njeri tjetrin. E vetmja zgjidhje sot eshte VOTA !
Te votohen nga gjithe antaresia Sali Berisha dhe Lulzim Basha ! Le te zgjedhe antaresia se ke deshiron te ndjeke . Dilni ne shesh te burrave e matuni ! Pas kesaj , te rifillojme betejen me armikun e vertete! Kush fiton , te na prije. Kush humbet , le te krijoje fraksionin e tij ne PD e te prese deri sa te fitoje besimin e shumices ! Vetem keshtu do mbetemi bashke te gjithe.
Demokratet e bashkuar dhe fitorja e PD jane te vetmet deshira e qellime te demokrateve te thjeshte, qe e duan dhe kane lidhur jeten me PD!
Rruget e tjera , e per me teper hilet e truket per te mos u ballafaquar me realitetin qe zgjasin agonine dhe percajne edhe me shume demokratet i sherbejne vetem shkatrrimit te PD, i sherbejne Rames!
/a.r
Cili plak te votohet,o barbare po ai dine njerzimi bemat e plakut barbare,vjedhjet,plackitjet e vrasjet e medha qe ka kryer,po ju jeni kriminel,deri sa merreni me plakun vrases,.