Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur sot që të lejojë kandidimin e Ervin Karamuços për të zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese, Vitoren Tushën ose Fatmir Hoxha.
Në një njoftim për mediat, KED bën me dije se vendosur “lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Z. Ervin Karamuço, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha”.
Ndërkohë është vendosur ndalimi i kandidimit për Zhaklina Peton dhe Hetena Papën. Sipas KED, kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
/a.r