Përfaqësuesja e Iranit për femra triumfoi me rezultatin 4-2 me penallti ndaj Jordanisë më 25 shtatorin e këtij viti, duke siguruar të drejtën për të garuar në Kupën e Azisë për Femra, në një sfidë ku protagoniste absolute ishte portierja Zohreh Koudaei.
Kjo e fundit bëri disa pritje fantastike dhe më pas ndali edhe dy penallti, duke u bërë vendimtare në kualifikim, ndërsa pak ditë më parë jordanezët kanë dalë publikisht me një thirrje për hetim të gjinisë së portieres iraniane.
Në Jordani dyshojnë se Zohreh Koudaei është një mashkull, që luan me shami dhe maskohet mes femrave, pasi edhe në fushë shihet qartë gjendja atletike shumë më e mirë sesa e të tjerave që luajnë.
Presidenti i Federatës së Futbollit në Jordani ka kërkuar zyrtarisht një verifikim gjinor për portieren iraniane, pasi e cilësoi një rast tepër të rëndë, nëse vërtetohet që nuk është femër, megjithatë e menjëhershme ishte përgjigja e iranianëve.
Trajnerja e femrave te Irani deklaroi se jordanezet janë thjesht të dëshpëruar që u eliminuan, pasi e konsideronin veten favorite, teksa bëri apel që të qëndrojnë të gjithë të qetë.
Portierja e ekipit iranian të futbollit për femra, Zohreh Koudaei, ka thënë se do të padisë Federatën e Futbollit të Jordanisë pasi ata e akuzuan atë se ishte mashkull.
“Unë do të padis Federatën e Futbollit të Jordanisë. Unë jam grua. Ky është bulizëm”, ka thënë ajo për gazetën turke “Hurriyet”.
Zohreh Koudaei, 32 vjeç, priti dy penallti në një fitore 4-2 ndaj Jordanisë në Uzbekistan më 25 shtator, që do të thotë se skuadra iraniane e grave u kualifikua për Kupën e Azisë për Femra për herë të parë.
g.kosovari