Përgjegjësi i pikës doganore të Gorricës dhe një doganier janë shoqëruar në polici pasi kanë lejuar të kalojë një automjet me mallra kontrabandë.
Ata janë përgjegjësi i PKK Julian Hanelli, doganieri pranë kësaj pike Petrika Mano, dhe shtetasi Vasil Nasto, drejtues i mjetit.
Burime bëjnë me dije se ata nuk kanë kryer kontroll në automjetin që drejtohej nga Vasil Nasto, i cili tashmë është vënë në prangat e policisë pasi sillte mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Në momentin e kalimit në Gorricë, doganierët e kanë lënë të kalojë pa iu nënshtruar kontrollit. Ai u kap gjatë aksionit të policisë në afërsi të fshatit Zvezdë.
I arrestuari dhe dy doganierët e shoqëruar janë dërguar pranë komisariatit të Korçës dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
g.kosovari